Shërbime Seo-Shfaquni më lehtë në makinat e kërkimit

Çfarë është SEO?

SEO (Search Engine Optimization) është shërbim që mundëson që webfaqja juaj të shfaqet sa më lehtë në makinat e kërkimit si Google, Yahoo etj. Thënë më lehtë, shërbimi SEO funksionon duke ofruar një vend në rangun e lartë të rezultateve të kërkimit. Një nënfunksion i SEO shërbimit është rritja e numrit të vizitorëve në webfaqen tuaj që vjen si rezultat i gjetjes më të lehtë të webfaqes tuaj në makinat e kërkimit.

Shërbimet SEO ndihmojnë të sigurojnë që webfaqja juaj të jetë më lehtë e arritshme nga klientët potencial të webfaqes suaj. Për shembull: Nëse ju keni biznes për restaurant dhe kërkoni më tepër klientë në webfaqen tuaj. Kur dikush do shkruaj “Restaurant në Prishtinë” në Google, shërbimi SEO do mundësoj që biznesi juaj të shfaqet e para në rezultate.

Si funksionon SEO?

Makinat e kërkimit kanë dy funksione kryesore :

  • Crawling – Program ose skriptë që kërkon World Wide Webin në mënyre sistematike
  • Krijimi i indexit

Me anë të këtyre dy funksioneve mundësohet që përdoruesit të kenë një listë relevante të webfaqeve në bazë të kerkimit të tyre. Cfarë SEO shërbimi ofron është që webfaqja juaj të jetë sa më relevantë në makinat e kërkimit dhe të shfaqet sa më në fillim të jetë e mundur.

Ndër shtyllat kryesore të SEO shërbimit është zgjedhja e një keywordi. Keyword quhet fjala që do të tregoj se çfarë përmbajtje mban faqja juaj. Kjo fjalë do të jetë kuptimplotë, e gjatë jo më shumë se 3 fjalë dhe unike. Do të duhet të tregoj se çfarë ofron shërbimi juaj, sepse përafërsisht me keyword përdoruesi do të bëjnë kërkim në makina të kërkimit .