Domain Emri

Çfarë është një Domain?

Domaini është “emri” I webfaqes suaj, adresa se ku do te shfaqet përmbajtja e faqes suaj. PorositWeb është partnerizuar me GET EASY DOMAIN me seli ne Filadelfia, kompani që bën hostimin e të gjitha wefaqeve që kemi punuar deri më tani, me sigurinë më te lartë të ofruar në treg.

Çfarë do të thotë të kesh Domain?

Hapi i parë për ta vendosur prezantimin e biznesit tuaj online, është duke regjistruar domain emrin. Ne për ju mund të regjistrojmë domain emra me .com, .net, .org, .biz, .info, .al, .eu dhe të tjera.

Çka paraqet Domain emri?

Domain emri paraqet një emër unik me të cilin identifikohet një website. Shembull i një domain emri është sikurse: www.porositweb.com.
Ju mund ta regjistroni pavarësisht nga ne domain emrin që dëshironi, ndërsa te ne ta bëni vetëm dizajnimin. Zakonisht, të gjithë klientëve që Porosit Web ua dizajnon webfaqet, atyre ua regjistron FALAS edhe një domain emër për periudhë një vjeçare.

Hosting Hapësira

Çfarë është Hosting Hapësire?

Secila webfaqe duhet ta ketë një vend fizik diku në ndonjë server, ku vendosen të dhënat e saj. Porosit Web në çmimin e dizajnimit apo ridizajnimit të webfaqes, klientëve u ofron hapësirë 12 muaj te partnerët e saj, në serverë të shpejtë dhe të sigurt.

Çfarë shërbime ofron PorositWeb per Hosting?

Porositweb.com ofron shërbimin e regjistrimit të adresës se internetit (domain) si dhe hapjen e një hapësire server/host (serverit të faqes). Ne mund të regjistrojmë domainin për ju vetëm për 15 € në vit për të gjithë domainet me prapashtesë .com, .net, .org, .info…etj. Kliko këtu për të shikuar Çmimet

Porosit Web ofron Hosting me Plesk & cPanel

Shërbimi Host me Plesk & cPanel, hapësirë, trafik, email pa limit. Tek ne do të gjeni atë çfarë ju duhet, me tarifën dhe nivelin e cilësisë që duhet. Ne jemi distributor te një nga kompanitë më të mëdha të shërbimit Hosting në botë, të cilët e bëjnë hostimin e mbi 80% të faqeve (siteve) në mbarë botën virtuale. Ofrohet shërbim i qëndrueshëm ne 99.9% te kohës si dhe çfarë është më e rëndësishmja mbështetje ne çdo kohë 24/7.

Ju mund të zgjidhni ndërmjet paketave që ne ofrojmë për shumicën e klientëve tanë, ose të porosisni një paketë enkas për ju sipas kërkesave që mund t’i keni, duke klikuar këtu.