
Çka është një web developer?
Web developer (zhvillues web) është profesionisti që ndërton dhe mirëmban webfaqe dhe aplikacione web. Ai/ajo shkruan kodin që e bën webfaqen funksionale — nga pamja vizuale deri te funksionalitetet e serverit.
Llojet e web developerëve
Frontend Developer
Punon me pjesën vizuale të webfaqes — atë që përdoruesi sheh dhe ndërvepron. Teknologjitë: HTML, CSS, JavaScript, React, Next.js.
Backend Developer
Punon me logjikën e serverit, bazën e të dhënave, dhe API-të. Teknologjitë: Node.js, Python, PHP, .NET, bazat e të dhënave.
Full-Stack Developer
Kombinon të dy — punon si me frontend ashtu edhe me backend. Profesionisti më i kërkuar në treg.
Aftësitë e nevojshme
HTML, CSS, JavaScript — bazat e çdo zhvilluesi
Një framework modern: React, Vue.js, ose Angular
Menaxhimi i versioneve me Git
Kuptimi i bazave të të dhënave (SQL, PostgreSQL)
Njohuri bazë të serverëve dhe hostingut
Aftësi për zgjidhjen e problemeve
Si ta filloni karrierën
Mësoni HTML, CSS, JavaScript falas në freeCodeCamp ose MDN
Ndërtoni projekte personale — portfolio, blog, kalkulatorë
Mësoni një framework: React është më i kërkuari
Krijoni portofol me 3-5 projekte reale
Aplikoni për pozita junior ose punë freelance
Përfundim
Web development është karrierë me kërkesë të lartë dhe paga të mira. Në Kosovë, zhvilluesit web fiillojnë me €500-800/muaj dhe arrijnë €2,000-5,000+ me përvojë.