Uebfaqja e radhës e dizajnuar nga Porosit Web: CUFOFITNESSALB.COM
30/05/2018
uebfaqe informacionale
Premium Phone Switzerland – Uebfaqe Informacionale per riparim telefonash
13/07/2019
faqe ecommerce

Definicioni i uebfaqes eCommerce

Tregtia, qoftë mall me mall apo shitja dhe blerja e gjësendeve dhe shërbimeve ekziston me shekuj. Askush nuk mund të jetë furnizues i vetës. Kjo e bie nevojën për të bërë tregti. Transaksionet ndodhin gjatë gjithë botës për shekuj me radhë, në shkallë vendore dhe në largësi. Duke mbajtur në mend këtë koncept, mendoni në mënyrë elektronike! Kjo është fillimi i përgjigjes se pyetjes: “çfarë është një faqe eCommerce“.

Çfarë është eCommerce

Ecommerce, ndryshe e njohur si e-Business (biznes elektronik), është thjeshtë shitja dhe blerja e produkteve ose shërbimeve përmes mediumit elektronik, siç është interneti. Gjithashtu nënkupton transferimin e të dhënave në mënyre elektronike. Thënë konkretisht, transferimi i parave në mes dy palëve. Do të thotë, shopingu online që njohim ne.

ECommerce ka filluar që nga 1960 kur Electronic Data Interchange (EDI) filloi t’i transferonte dokumentet andej këndej. 1990tat e panë shoppingun online si emergjencë, gjë që sot është shumë më e lehtë. Është bërë aq e lehtë dhe e përshtatshme, saqë çdokush mund të bëjë blerje edhe kur është duke pushuar, vetëm me disa klikime. Kjo ka evoluar më shumë me zhvillimin e telefonave të mençur, ku ofrojnë shopping kurdo dhe ngado, me një pajisje të lidhur në internet. Tani mund të kërkoni gati çdo produkt shërbimin online, pa pasur nevojë të jeni fizikisht aty.

faqe ecommerce

Çfarë është një faqe eCommerce?

ECommerce uebfaqet janë portale online që ofrojnë transaksione të shërbimeve dhe produkteve përmes internetit. Në fillimet e veta, eCommerce është bërë përgjysmë me e-maila dhe thirrje telefonike. Tash, me një uebfaqe të vetme, çdo transaksion mund të bëhet dhe të ekzekutohet online.

Ka shumë lloje të faqeve eCommerce për çdo fushë. Më e zakonshmja është shitja e produkteve, por ka edhe uebfaqe të ankandeve, biznes-me-biznes ecommerce faqe, shërbime, portale muzike, uebfaqe të konsultime, menagjim i financave etj. Llojet e faqeve eCommerce janë një pjesë e përgjigjes se pyetjes: “Çfarë është një faqe eCommerce”.

Çfarë është ecommerce mobil?

eCommerce mobil thjesht do të thotë shitja dhe blerja e produkteve, duke përdorur mobilin për pajisje. Me influencën e mobileve, gati të gjithë posedojnë mobilë dhe përdorin më shumë se laptopët apo kompjuterët për të shfletuar internetin. Dekaden e fundit ka pasur ngritje të dukshme në transaksionet që janë kryer përmes telefonave.

Llojet e ndryshme të ecommerce

Ekzistojne shumë lloje të eCommerce që kanë funksione të ndryshme.

  • Business-to-business (B2B) – Transaksione që kryhen ne mes dy kompanive për shërbime ose produkte
  • Business-to-customer (B2C) – Transaksionet që kryhen në mes kompanisë që ofron shërbim ose produkt dhe konsumatorëve
  • Customer-to-customer (C2C) – Transaksionet që kryhen në mes dy konsumatorëve që ofrojnë shërbime apo produkte
  • Customer-to-business (C2B) – Transaksionet që kryhen në mes të një konsumatori që ofron shërbim ose produkt dhe një biznesi
  • Customer-to-Administration (C2A) – Transaksionet që kryhen në mes të individëve dhe administratave publike

Rëndësia e eCommercit

Me përdorimin e pajisjeve mobil dhe laptopëve në rritje, ka shumë avantazhe të eCommercet si për shembull:

  • Qasje e marketit global
  • Zgjedhje globale e konsumatoreve
  • Më pak shpenzime

Nëse e kuptoni rëndësinë e eCommercit, ju e dini përgjigjen e pyetjes: “Çfarë është një faqe eCommerce”?

Disavantazhet e eCommercit

Disa nga disavantazhet e eCommercit janë:

  • Mashtrimet dhe pasiguria
  • Privatësia e të dhënave
  • Pamundësia për të kontrolluar produktin apo shërbimin
  • Nevoja për mbështetje të teknologjisë

Çfarë e bën një eCommerce uebfaqe të mirë?

Nëse jeni duke tentuar të filloni një uebfaqe eCommerce, ka disa gjëra që do duhet ti dini dhe ti keni parasysh. Mos u mahnitni nga konkurrenca, sepse ka shumë uebfaqe eCommerce që e kontrollojnë tregun. Top uebfaqet eCommerce janë:

  • Amazon
  • EBay
  • Alibaba
  • Walmart
  • etj

Si ta promovoni eCommerce uebfaqen?

Kjo që thamë lartë nuk do të thotë që lojtarët e rinjë nuk kanë shanse të futen në lojë. Nëse jeni një biznes i vogël, mund të fokusoheni lokalisht në qytetin tuaj apo pak më gjerë. Gjithashtu, mund të specializoheni në një produkt dhe ta rrisni kualitetin.

Fillimisht, uebfaqja juaj duhet të jetë e këndshme, e thjeshtë dhe user-friendly. Konsumatorët do duhen të gjejnë lehët çfarë janë duke kërkuar, qoftë sipas çmimit apo kualitetit. Do te duhet të jetë e lehtë për tu gjetur vendndodhja e çmimit, imazhet, shporta etj. Pritja për tu ngarkuar faqja do të duhet të jetë e shkurtër dhe imazhet do të duhet të jenë profesionale. Njerëzit duan të shohin çfarë janë duke blerë.

Një këshillë, që nëse jeni duke shitur produkt, mos ngarkoni në pagesë transportin. Kjo shpeshherë është një pikë që mund të humbisni klientë. Gjithmonë shfaqni sa produkte keni në stok, sepse nuk duhet të leni dyshime në klientët tuaj. Rregullisht kontrolloni se a është gjithçka në rregull. Gjithashtu, shfaqni shpeshherë ofertat me zbritje për ti tërhequr klientët potencial drejt uebfaqes tuaj. Nëse e dini çfarë është një faqe eCommerce, ju dini edhe si ta promovoni ate.

Si ta kontrolloni rritjen e uebfaqes?

Tani ne folëm se si të krijoni një ecommerce uebfaqe të mirë, por si ta llogaritni rritjen e saj? Nëse e dini çfarë është një faqe eCommerce, ju dini edhe si ta kontrolloni.

A jeni duke performuar mirë? Cila statistika duhet ta kontrolloni rregullisht?

Disa nga statistikat që duhet ti ndjekni janë:

  • Shitjet
  • Performancat e kategorive
  • Porositë
  • Mesatarja e çmimit të porosive
  • Bounce rate
  • Koha mesatare në faqe

Edhe në këto statistika, cila mendoni se është më e mira të kontrolloni se a jeni rritur? Çfarë është diçka që thotë “Uebfaqja ime është duke u rritur!”?

Shitjet, apo jo?

Gabim! Në fakt, është numri i vizitave. Me rritjen e vizitave, rritet edhe uebfaqja juaj. Kjo e definon rritjen e uebfaqes suaj.

Nëse keni vizita shumë, keni rritje të porosive, dhe rritje të biznesit tuaj dhe keni profit më shumë.

Ka shumë mjete që mund të përdorni numrin e vizitave si për shembull:

  • Google Analytics
  • HubSpot
  • Lucky Orange
  • HumCommerce

Sigurohuni që jeni në kontroll të asaj që është duke funksionuar dhe që nuk është duke funksionuar. Demografitë poashtu luajnë rol të rëndësishëm. Ju duhet të shfaqni gjënë e duhur tek njerëzit e duhur. Mos lini hapësirë për dyshime, në asnjë aspekt tek asnjë klient. Kontakti duhet të jetë i përditësuar dhe i kompletuar. Besimi luan rol kyç në një faqe eCommerce. Nëse e keni kuptuar çfarë është një faqe eCommerce, nuk do keni problem me demografitë.

Ofroni shumë mundësi pagese për klientët tuaj që t’ua lehtësoni punën. Çdo konsumator ka preferencat e veta. Poashtu duhet të ofroni mundësinë e rikthimit të produkteve të dëmtuara. Shumë konsumatorë e preferojnë një kompani që i’u siguron që paratë ose produkti mund të kthehet nëse shkon diçka keq.

Sigurohuni që faqja e blerjes është kryesore tek një ecommerce uebfaqe. Dhe shpeshherë është e nënvlerësuar nga shumica. Shumë konsumatorë do largohen nëse shkon diçka keq tek shporta e blerjes. Imagjinoni nëse keni zgjedhur me kujdes 20 produkte dhe kur shkoni tek shporta mungojnë disa ose nuk shfaqet asnjë. Duhet të keni shumë kujdes tek faqja e shportës.

Dhe e fundit, mundohuni të merrni vlerësime nga klientët. Njerëzit dëshirojnë të shikojnë se sa janë ndarë të kënaqur klientët e kaluar dhe nëse ka pasur diçka që ka shkuar keq. WordPressi ofron shumë plugina që ua lehtësojnë punën në këtë aspekt.

ECommerce e ka lehtësuar punën maksimalisht, dhe ju duhet të merrni pjesë në të sa më parë. Është i lehtë, i shpejtë dhe fleksibilë. Numri i personave që përdorin eCommerce është duke u rritur çdo ditë, dhe sigurohuni të merrni avantazh nga kjo rrjedhë.

Këtu mund t’i gjeni disa nga uebfaqet e fundit të llojit e-commerce të krijuara nga kompania jonë

  • CRETEKRAFT.COM
  • JUHLAPUKULEDI.FI
  • GISADA.COM
  • GREENPOINT-KS.COM
  • GEKAUFT24.CH
  • AIRDREAM.CH