Shërbime Seo-Shfaquni më lehtë në makinat e kërkimit

Çfarë është SEO?

SEO (Search Engine Optimization) është shërbim që mundëson që webfaqja juaj të shfaqet sa më lehtë në makinat e kërkimit si Google, Yahoo etj. Thënë më lehtë, SEO shërbimi funksionon duke ofruar një vend në rangun e lartë të rezultateve të kërkimit. Një nënfunksion I SEO shërbimit është rritja e numrit të vizitorëve në webfaqen tuaj që vjen si rezultat I gjetjes më të lehtë të webfaqes tuaj në makinat e kërkimit.

Shërbimet SEO ndihmojnë të sigurojnë që webfaqja juaj të jetë më lehtë e qasshme nga klentët potencial të webfaqes suaj. Për shembull: Nëse ju keni biznes për restorandhe kërkoni më teper klientë në webfaqen tuaj. Kur dikush do shkruaj “Restoran në Prishtinë” në Google, SEO shërbimi do mundësoj që biznesi juaj të shfaqet e para në rezultate.

Si funksionon SEO?

Makinat e kërkimit kanë dy funksione kryesore :

  • Crawling – Program ose skriptë që kërkon World Wide Webin në mënyre sistematike
  • Krijimi I indexit

Me anë të këtyre dy funksioneve mundësohet që përdoruesit të kenë një listë relevante të webfaqeve në bazë të kerkimit të tyre. Cfarë SEO shërbimi ofron është që webfaqja juaj të jetë sa më relevantë në makinat e kërkimit dhe të shfaqet sa më në fillim të jetë e mundur.

Ndër shtyllat kryesore të SEO sherbimit është zgjedhja e një keywordi. Keyword quhet fjala që do të tregoj se cfarë përmbajtje mban faqja juaj. Kjo fjalë do të jetë kuptimplote, e gjatë jo më shumë se 3 fjalë, dhe unike. Do të duhet të tregoj se cfarë ofron shërbimi juaj, sepse përafërsisht me keyword perdoruesti të do bëjnë kërkim në makina të kërkimit .