Google AdSense është një nga mënyrat për të fituar para online, mund të shkoj kohë e gjatë që të mos fitoni ndoshta as 40 cent, mirepo ndonjëher mund të arrijë edhe në shuma marramendëse.
ÇKA ËSHTË ADSENSE
AdSense është një program i krijuar nga Google, që lejon blogerat dhe pronarë të webfaqeve të fitojnë para duke shfaqur reklamat e googles. Besoj se të gjithë keni parë reklama në çdo webfaqe që keni hyrë, e shumica e këtyre janë reklama nga Google AdSense.
Janë dy mënyra për të përfituar para nga Google AdSense
Përshtypjet (Impressions) – Kjo është e bazuar se sa vizitorë kanë lexuar postime në blogun/faqen tënde dhe kanë parë reklama.
Klikimet (Clicks) – Kjo është e bazuar se sa vizitorë kur kanë hyrë në blogun/faqen tënde kanë klikuar në ato reklama (Kurr mos klikoni në reklamat e juaja)
Për ta bërë më të thjeshtë, ju krijoni një llogari në Google AdSense dhe vendosni kodin në webfaqen e juaj. Ju mund të zgjedhni se si dhe ku reklama juaj do të shfaqet, ç’farë reklama pranoni etj. Pasi të arrini minimumin 100$ që Google AdSense ka caktuar, Google do ju dërgoj një check në shtëpinë tuaj ose të transferoj direkt ato në llogarinë e juaj bankare.
Kush lejohet të ketë AdSense
Nëse përdorni Blogger, mund ti monetizoni paratë dhe të krijoni një llogari në AdSense.
Nëse keni webfaqe të ndërtuar me WordPress CMS, gjithashtu pa problem mund të krijoni AdSense account dhe të shfaqni reklama në webfaqen tuaj. Mirëpo jo nëse përdorni wordpress falas (psh. porositweb.wordpress.com).
D.m.th të gjithë ata që kanë të krijuar webfaqe me domain si porositweb.com, tesheshi.comlejohen që të kenë llogari në AdSense. por jo si porositweb.wordpress.com ose tesheshi.weebly.com.
Sa mund të fitoj
Siç ju thashë edhe më herët nuk do bëheni i pasur shpejtë duke përdorur AdSense. Unë personalisht i kam bërë $30 për rreth 9 muaj, gjithësesi muajin e kaluar i kam bërë $64. Përsëri është shumë pak krahasuar me blogerat e tjerë, ka njerëz që punojnë 24/7 dhe sigurojnë të ardhurat ndoshta vetëm nga Google AdSense, mirëpo duhet kohë e gjatë që të arrini deri në atë cak. Ju duhet të keni trafik të madh vizitorësh që të fitoni shuma të mëdha.
Disa reklama janë më shumë të vlefshme për klikim se disa të tjera. Kjo varet edhe se sa vizitorë në ditë keni, apo fjalët kyçe që vizitori ka kërkuar, përqindja e vizitorëve se sa vizitorë kanë klikuar vetëm një reklamë të vetme etj. Ka shumë faktorë që e determinojnë se sa para do të fitoni. Dje përshembull një klikim më ishte paguar $2, kurse sot një klikim as 30 cent. Shumë njerëz bëhen të padurueshëm, pasi kanë shfaqur kodin e Google AdSense për disa muaj rresht, edhe nuk kanë përfitu as $10. Mirëpo duhet të bëheni të durueshëm, të gjeni mënyra se si të rritni trafikun e vizitorëve, të vendosni reklama që vizitorëve ju interesojnë etj.
Si mund të përfitojë më shumë nga Google AdSense
Parimisht, edhe ju vetë jeni në dijeni se për të përfituar të holla më shumë nga AdSense është që të rritet numri i vizitorëve në webfaqe.
Kur njerëzit kanë një problem, ata zakonisht shkojnë dhe kërkojnë në makina kërkimi si Google, Bing apo Yahoo. Nëse ju në faqen tuaj keni një postim rreth atij problem, duke përdorur SEO do të ju ndihmojë që postimi juaj të dal në faqen e parë të makinave të kërkimit, SEO gjithashtu do ndihmojë edhe reklamat e adsensit të shfaqen në lidhje me atë problem. Ndoshta pikërisht ajo reklamë do ia zgjedh problemin që vizitori ka mirëpo që nuk e ka gjetur në postimin tuaj.
Shembull: Le të themi se unë kam shkruar një artikull për webfaqe, dhe unë në atë artikull kam përdorur SEO teknika që të ndihmojë Google të kuptoj se për çfarë teme bëhet fjalë në postimin tim dhe postimi im ta zëmë do jetë i dyti apo i treti në faqen e parë të Googles. Kur njerëzit hynë në google dhe kërkojnë termin “webfaqe profesionale”, AdSense gjithashtu do ta dijë se çfarë teme ka artikulli im dhe do ta shfaqë një reklamë afër atij postimi p.sh “Create your own webpage for only 299$” etj.
Se çfarë ka rëndësi më së shumti është që webfaqja/blogu juaj të jetë i rifreskuar qdo ditë me artikuj të freskët, të shkruani për tema që mendoni se vizitorët tuaj janë më shumë të interesuar, të rritni trafikun ditor, javor dhe mujor në blog dhe vetëm atëherë fitimet nga AdSense do fillojnë të rriten.
E RËNDËSISHME!
Janë disa gjëra që duhet ti dini rreth Google Adsense para se të filloni të shfaqni kodin e tyre në blogun/faqen tuaj.
Asnjëherë mos klikoni në reklamat e juaja. Nëse ju skeni frikë rreth kësaj pune, ta dini se Google pak a shumë din çdo gjë. Dhe mund t’ua dëshmojnë nëse ju jeni duke klikuar reklamat e juaja. Unë personalisht kur hapa adsense account, kam klikuar rreth 50 herë në reklamat e mija dhe shihja rezultatet rreth 400$ për një javë, mirëpo javen tjetër më përjashtuan nga programi i tyre (I got banned).
Asnjëherë mos i inkurajoni antarët e familjes apo miqtë të klikojnë në reklamat e juaja. Sikur më lart, mos mendoni se google nuk mund ta dijë se ju e keni bërë këtë gjë. Nuk e di se si mund ta dijnë por kam parë shumë kolegë të përjashtohen nga program i AdSense. THJESHT MOS E BËNI!!.
Duhet te jeni vigjilent tek klikimet që ju vijnë. Nëse mesatarja gjithmonë ka qenë 10 klikime në muaj, dhe papritmas ju vijnë rreth 200 klikime për 2 ditë, qartazi dallohet se diçka ka shkuar keq. Nëse e keni nervozuar dikë edhe ata s’dijnë si te hakmerren ndaj teje dhe janë në dijeni se ti merresh me Google Adsense edhe ai fillon të klikon në të gjitha reklamat që ti ke, ju përjashtoheni nga programi i AdSense edhe pse s’keni bërë asgjë.
Mos përdorni më shumë se 3 hapësira për reklama në një faqe të vetme. Google lejon deri në 3 hapsira reklamimi në një faqe. Kështu që nëse ju keni një në krye të faqes, një në anën e djathtë dhe një në fund të faqes, ju nuk duhet të keni më shumë. Gjithashtu nuk duhet të vendosni reklama vend e pa vend, sepse mund te humbni edhe vizitorë. Edhe nëse jeni ndoshta i mire në SEO strategji, nëse vendosni reklama vend e pa vend lexuesit e blogut do mërziten dhe nuk do hyjnë më kurrë në atë faqe. Ka shumë mënyra për të vendosur reklama pa e bërë webfaqen të shëmtuar.