Një organizatë apo individ përdor “Phishing” (‘peshkimin’) nëse është duke u përpjekur në mënyrë të paligjshme të marrë informacione të ndjeshme personale nga ju si: ID tuaj të përdoruesit, fjalëkalimin, numrat e llogarisë bankare, numrat e kartës së kreditit etj.
Ata pastaj do të përdorin informacionin që ju keni dhënë për të hyrë në llogarinë tuaj për qëllime të paligjshme p.sh. kryejnë mashtrime, me karta krediti me numrat e kartës së kreditit që ju keni dhënë gabimisht për individin apo organizatën ‘phishing’.
Si është Phishing i zakonshëm?
Teknikat e zakonshme që janë përdorur nga mashtruesit phishing përfshijnë, por nuk kufizohen, në:
Duke dërguar e-mail përdorin adresa të rreme të e-mail, logot grafikat dhe tekstet të ngjashme si web sajti i bankës ose e-maili me qëllim që të ju mashtrojnë dhe të mbledhin informata të ndjeshme.
Ndryshojnë emrat e domainit në mënyrë që të duken si ajo që banka përfaqësonë: 1bekonomike.com
Tentojnë të ju qasen informacioneve private përmes një ose më shumë metodave, të tilla si hyperlinks në faqet e internetit të rreme ose forma të drejtpërdrejta në email.
Për shembull, ju mund të merrni një email që pretendon të jetë nga Banka Ekonomike që ju pyet për të klikuar mbi një lidhje (link) të një faqeje interneti brenda emailit për qëllim të ndryshimit apo përditësimit të informacioneve dhe kredencialeve tuaja të ndjeshme për ndonjë arsye të caktuar.
Kur ju klikoni në linkun, ju do të drejtoheni në një web faqe të rremë që mund të duket mjaft e ngjashme me atë të Bankës dhe ku do të kërkohet nga ju dhënia e informatave tuaja të ndjeshme.
E-mailat si këto mund të duken mjaft të sofistikuara dhe të përmbajnë madje edhe dizajnin e logot tona. Asnjëherë, mos u besoni atyre.
Për çështje të sigurisë shumica e bankave kurrë nuk dërgojnë emaila duke kërkuar që ju të shënoni të dhënat e juaja personale.
Si mundet që këto emaila mashtrues të duken të ngjashme si faqet e bankave?
Ajo është relativisht e thjeshtë për ta bërë një faqe interneti të duket ngjashëm si një faqe legjitime e ndonjë organizate duke e kopjuar pamjen e faqës nga interneti .
Si mund ta parandalojme dukurinë phishing?
Mos klikoni ndonjë lidhje (link) brenda një e-mail të dyshimtë.
Më poshtë janë disa hapa të tjera te rëndësishëm që ju mund të lexoni për të parandaluar veten nga të qenit viktimë e ‘phishing’;
Asnjëherë mos e zbuloni fjalëkalimin tuaj, ai është privat.
Mos i jepni detajet tuaja ndonjë personi ose mos i shkëmbeni ato me E-mail apo përmes telefonit.Nëse ju merrni një email që ju paralajmëron se llogaria juaj do të mbyllet nëse ju nuk rikonfirmoni informacionet tuaj personale, mos u përgjigjni, ose mos klikoni në linkun në email.
Shmangni informacionet personale dhe financiare nga e-maili. Para se të fusni informacionin financiar përmes internetit, shiqoni a paraqitet HTTPS në shiritin për adresë të internetit, prapashtesa S (secure). Ajo sinjalizon se informacioni juaj është i sigurtë gjatë transmetimit.
Mashtruesit shpeshherë ju sygjerojnë të bëni një pagesë si provë apo test por keni kujdes sepse ju mund ta bëni një pagesë të vërtet.
Marrë nga bekonomike.com