Nëse nuk të ka kaluar nëpër mëndje apo nuk e ke konsideruar faktin që biznesi jot ka nevojë për një blog, ekzistojnë shumë motive pse duhet të konsiderosh krijimin e nje blogu.
Interneti. – Sa herë gjatë javës e dëgjon këtë fjalë?
Mënyra më e thjeshtë që më vjen ndër mënd për të shpjeguar si funksionon është kjo:
“Njërëzit hyjnë në internet për të kërkuar dicka, në përgjithësi dicka shumë specifike. Objektivi jot kryesor është të zbulosh se kush po kërkon të njëjtat gjëra që ti ofron. Ti bindësh që të vizitojnë sitin tënd dhe të rikthehen sa më shpesh.”
Interneti është i destinuar të zgjasë përgjithmonë. Është evolucioni më i rëndësishëm për ekonominë në të gjithë historinë e njerëzimit.
Çelësi i parë i suksesit për çfarëdolloj biznesi është “MARKETINGU”. Interneti ka revolucionuar Marketingun duke ulur koston për të arritur mijëra klientë. Realiteti është se krijimi i një blogu është një nga mjetet më të vlefshme të marketingut që çdo Kompani/Biznes/Shoqëri ka në dispozicion.
Realizimi nga zero apo integrimi i blogut në Website-n e shoqërisë/kompanisë/biznesit ndihmon në krijimin e një kanali të ri dhe shumë të fuqishëm për promovimin dhe rritjen e vlerës së markës – emrit të biznesit. Pse një klient duhet të zgjedhi produktin apo shërbimin tuaj dhe jo konkurrencën? Çfarë e bën biznesin tuaj më të veçantë?
“I vetmi disavantazh që më vjen në mëndje për të shmangur krijimin e nje blogu, është koha që duhet për të shkruar një artikull.”
Me Krijimin e nje blogu përforcon Seo-n
“Ne do të gjejmë artikujt me përmbajtjen më të mirë.” “Dhe do përpiqemi ta bëjmë këtë në mënyrë të tillë që ju të mos keni arsye për të bërë SEO“. Këto janë fjalët e Matt Cutts, Shefi i ekipit “Webspam” në Google.
Nëse Google kërkon vazhdimisht artikuj me përmbajtje të reja: A nuk është kjo një arsye shumë e fortë për krijimin e nje Blogu edhe pse nuk ka qenë prioritet për kompaninë/biznesin/shoqërinë tuaj?
Sigurisht që Po.
Çelësi i dytë i suksesit për çfarëdolloj biznesi është: TRAFIK, TRAFIK, TRAFIK. Trafiku i vizitorëve është gjithçka.
Ajo që dua të them është: Që çdo klient fillon thjesht si një vizitor i Website-t tënd.
Duke shkruar artikuj bindës, në forma të ndryshme me përmbajtje të freskët, të fokusuar në zgjidhjen e problemeve të konsumatorëve, ti je duke shtuar efektivisht numrin e faqeve të sitit tënd që indeksohen nga motorrët e kërkimit.( Çdo Artikull është një faqe interneti.)
Pse është e rëndësishme kjo?
Thjeshtë duke marrë parasysh që 80% e të gjithë përdoruesve të internetit përdorin motorrët e kërkimit për të gjetur informacione/produkte/shërbime të caktuara; A nuk do të pëlqente që blogu/website jot të jetë në vëndet e pare të faqes së rezultateve për këta përdorues?
Sigurisht që Po.
Sa më shumë trafik të ketë faqja e internetit, aq më e lartë është mundësia që të bësh një shitje. Kjo është një lidhje reciproke midis trafikut dhe shitjes.
»Me krijimin e nje blogu, Ndërton një komunitet, Përforcon markën – emrin e një biznesi
Një biznes që impenjohet në krijimin e nje blogu, krijon mundësinë e të komunikuarit më mirë dhe më qartë me klientët. Ky është çelësi i suksesit në sferën sociale, sepse konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë lidhjet kuptimplotë me markat.
Një blog ofron mundësinë për ndërtimin e një komuniteti të vërtetë dhe është një ndër mjetet më të shpejtë dhe më të thjeshtë për, publikim, komente, dhe shpërndarje.
Kjo nuk do të thotë se website statik, gjë që të gjitha kompanitë e kanë, (dhe kush nuk e ka ta krijojë që nesër) nuk është i dobishëm. Sigurisht që është i dobishëm, por me krijimin e nje blogu i jep kompanisë një avantazh konkurrues.
Me Krijimin e nje blogu u lejon konsumatorëve të vizitojnë sitin në mënyrë koherente dhe të informohen mbi produktet ose shërbimet më të reja që ofron kompania/biznesi/shoqëria. Nëse dëshiron të hedhësh në treg një produkt të ri muajin e ardhshëm, mjafton që të shkruash një artikull mbi të! Vizitorët e informuar, bëhen konsumatorët më besnikë dhe të sigurt.
Gjithashtu, mund të ofrosh një zbritje ekskluzive(20%-30%) për 30 klientët e parë.
Përveç kësaj, nëpërmjet blogut, ke flukse të informacionit në dy drejtime:
Kompani – Konsumatorë; Konsumatorë – Kompani.
Kjo do të thotë që ti po publikon artikuj me informacion të dobishëm për lexuesit/klientët e tu dhe në të njëjtën kohë po mëson se çfarë duan klientët, nevojat e tyre, sfidat dhe preferencat. E gjithë kjo nëpërmjet komenteve në blog, komenteve në faqen e fansave në facebook, anketat dhe sondazhet e çastit, të cilat bëhen mjete spontane për identifikimin e tregut falas. Kjo mbledhje e informacionit falas, po të tregon se çfarë produkti/shërbimi është i nevojshëm për tu krijuar dhe pse.
Mos harro, Artikull me Vlerë = Besim, Besim = Kontakt, Kontakt = Shitje.