Politika e privatësisë
Përditësuar më 8 tetor 2026
Kush jemi
PorositWeb është agjenci digjitale me bazë në Prishtinë, Kosovë. Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja na shkruani në [email protected] ose na telefononi në +383 46 666 200.
Çfarë të dhënash mbledhim
Kur plotësoni një formular (kontakt, kërkesë për ofertë ose ofertë për webfaqe): emrin, numrin e telefonit, email-in nëse e jepni, informacionin për projektin (lloji i webfaqes, buxheti, mesazhi) dhe adresën IP. Kur regjistroheni në newsletter: email-in.
Pse i përdorim
Vetëm për t'ju kontaktuar për kërkesën tuaj, për t'ju dërguar ofertën dhe për ta mbrojtur faqen nga spam-i dhe abuzimi. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta për qëllime marketingu.
Shërbime të palëve të treta
Cloudflare (siguria e faqes dhe verifikimi kundër spam-it), Google Analytics (vetëm nëse pranoni cookies analitike) dhe ZeptoMail (dërgimi i njoftimeve me email).
Sa kohë i ruajmë
Kërkesat ruhen deri në 24 muaj pas kontaktit të fundit dhe pastaj fshihen. Mund të kërkoni fshirjen e tyre në çdo kohë.
Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja dhe të kundërshtoni përpunimin e tyre, sipas Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Na shkruani në [email protected]. Keni gjithashtu të drejtë të ankoheni te Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Cookies
Përdorim cookies të domosdoshme për funksionimin e faqes dhe, vetëm me pëlqimin tuaj, cookies analitike (Google Analytics). Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë nga butoni "Cilësimet e cookies" në fund të faqes ose duke fshirë të dhënat e faqes nga shfletuesi juaj.