HR Management – Platformë e Avancuar për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
Një platformë e centralizuar për menaxhimin e punonjësve, prezencës, orareve, pushimeve, kërkesave dhe proceseve të përditshme të HR-it.

Pasqyrë e Përgjithshme
HR Management është zhvilluar për të centralizuar proceset kryesore të menaxhimit të stafit në një platformë të vetme.
Sistemi mundëson menaxhimin e punonjësve, hyrje-daljeve, orareve, pushimeve, kërkesave, detyrave dhe të dhënave të tjera të rëndësishme për administrimin e stafit.
Dashboard-i ofron një pasqyrë të menjëhershme të prezencës dhe aktiviteteve që kërkojnë vëmendje.

Menaxhimi i Punonjësve
Të dhënat e stafit menaxhohen nga një hapësirë e centralizuar, duke përfshirë informacionet e punonjësit, departamentin, orarin dhe të dhënat e lidhura me punësimin.

Menaxhimi i Prezencës
Platforma regjistron hyrjet dhe daljet e punonjësve dhe ofron një pasqyrë të qartë të prezencës ditore. Administratorët mund të shohin punonjësit në punë, me vonesë, në mungesë ose në pushim.
Platforma në Numra
0
Module kryesore të HR
0
Qasje në platformë
0
Menaxhim digjital

Menaxhimi i Orareve
Administratorët mund të krijojnë dhe caktojnë orare pune sipas punonjësve dhe nevojave të kompanisë. Sistemi mbështet menaxhimin e ndërrimeve dhe përshtatjen e orarit për ditë specifike.

Pushimet dhe Kërkesat
Punonjësit mund të dërgojnë kërkesa direkt nga platforma, ndërsa administratorët mund t'i shqyrtojnë dhe menaxhojnë ato nga paneli administrativ. Kjo redukton komunikimin manual dhe e mban historikun e kërkesave të organizuar.

Departamentet dhe Klientët
Punonjësit mund të organizohen sipas departamenteve, duke e bërë menaxhimin e strukturës së kompanisë më të qartë. Platforma përfshin gjithashtu menaxhimin e klientëve brenda të njëjtit sistem.
Dëshironi një platformë HR për kompaninë tuaj?
Zhvillojmë platforma të personalizuara për menaxhimin e stafit dhe automatizimin e proceseve të HR-it.