Titan Covers – Platformë Moderne për Sisteme Mbulimi Premium
Një platformë moderne dhe profesionale e zhvilluar për Titan Covers, e fokusuar në prezantimin e produkteve premium për tregun zviceran. Platforma kombinon dizajnin modern, performancën, përmbajtjen shumëgjuhëshe dhe një sistem të personalizuar CMS për menaxhimin e plotë të faqes.

Pasqyrë e Përgjithshme
Titan Covers kishte nevojë për një platformë digjitale që jo vetëm prezanton produktet dhe shërbimet e kompanisë në mënyrë profesionale, por gjithashtu i mundëson ekipit të menaxhojë përmbajtjen në mënyrë të pavarur.
Platforma është ndërtuar me fokus në eksperiencën e përdoruesit, strukturimin e produkteve, performancën dhe përshtatjen për pajisje të ndryshme.
Një pjesë e rëndësishme e projektit është CMS-i i personalizuar, përmes të cilit administratori mund të kontrollojë dhe përditësojë përmbajtjen e platformës.

Menaxhim i Plotë përmes CMS-it
Kontroll i thjeshtë mbi përmbajtjen Për Titan Covers kemi zhvilluar një sistem administrimi që mundëson menaxhimin e përmbajtjes pa pasur nevojë për ndërhyrje direkte në kod. Nga paneli administrativ mund të menaxhohen përmbajtjet kryesore të platformës, produktet, imazhet, informacionet teknike dhe elementet e tjera të faqes.

Menaxhimi i Produkteve
Strukturë fleksibile për produkte të ndryshme Platforma është organizuar për të prezantuar kategoritë dhe produktet e Titan Covers në mënyrë të qartë dhe profesionale. Çdo produkt mund të ketë përmbajtjen, fotografitë, karakteristikat dhe informacionet teknike përkatëse, duke e bërë më të lehtë për vizitorët të kuptojnë dhe krahasojnë zgjidhjet e ofruara. Platformë Shumëgjuhëshe Përmbajtje në Gjermanisht & Frëngjisht Titan Covers është zhvilluar për tregun zviceran dhe mbështet përmbajtje në gjuhën gjermane dhe franceze. Struktura shumëgjuhëshe është integruar në platformë në mënyrë që përmbajtja të mund të organizohet dhe menaxhohet lehtësisht për secilën gjuhë.