• Na Kontaktoni
  • +383 46 666 200
  • +1 ‪(917) 775-7765
  • [email protected]
porositweb-logo (1)porositweb-logo (1)porositweb-logo (1)porositweb-logo (1)
  • FILLIMI
  • SHËRBIMET
    • WEB DIZAJN
    • WEB ZHVILLIM
    • WEB HOSTING & DOMAIN
    • DIZAJN GRAFIK
    • MARKETING
    • SHËRBIME SEO
  • PROJEKTET
  • BLOG
  • RRETH NESH
  • KONTAKTI
Albanian
  • English
✕

SEO – Revolucioni i makinave te kerkimit

Published by Artimis Krasniqi
Çfarë është SEO

Çfarë është SEO?

SEO (Optimizimi i Motorëve të Kërkimit) është një shërbim që garanton që kur një klient potencial kërkon shërbimin tuaj në një motor kërkimi, qoftë Google apo Yahoo, faqja juaj të shfaqet ndër rezultatet e para. Kjo rrit ndjeshëm vizitueshmërinë e faqes suaj të internetit dhe përmirëson pozicionimin në rezultatet e kërkimit. Të gjitha motorët e kërkimit si Google, Bing dhe Yahoo rendisin rezultatet bazuar në përmbajtjen e faqes suaj, e cila mund të përfshijë video, artikuj, postime dhe shumë të tjera.

Ndër shërbimet që ofron Porosit Web është edhe shërbimi SEO. Nëse keni një faqe interneti dhe dëshironi të shfaqeni në majat e rezultateve të kërkimit, jeni në vendin e duhur. Jemi krenarë që jemi kompania e parë në Kosovë që ofron shërbimin SEO me cilësi të lartë të rezultateve. Për më shumë informacion, na kontaktoni në numrin +383 44 708 290, ose na dërgoni një email me pyetjet tuaja në [email protected]. Ne gjendemi në rrugën Murat Mehmeti, Tophane dhe mirëpresim thirrjet tuaja!

Si e Revolucionalizoi SEO Makinat e Kërkimit?

Siç mund ta imagjinoni, mënyra më e mirë për të reklamuar faqen tuaj është të keni një webfaqe për promovim masiv. Por, kjo nuk është e mjaftueshme! Me rritjen e numrit të bizneseve që përdorin webfaqe, duhej një strategji që motorët e kërkimit të rendisnin faqet në një mënyrë të rregulluar dhe të drejtë. Këtu hyn në lojë SEO! Optimizimi i faqes suaj të internetit siguron që të shfaqeni sa më lart në Google, Bing, Yahoo apo në ndonjë motor tjetër kërkimi.

Çfarë është një Keyword?

Le të marrim për shembull kompaninë tonë që ofron shërbime për krijimin e webfaqeve. Një keyword (fjalë kyçe) do të ishte “webfaqe profesionale”. Nëse SEO është përdorur në mënyrë të duhur, kur dikush kërkon në Google “webfaqe profesionale”, Porosit Web do të shfaqej ndër të parat në rezultatet e kërkimit. Kjo strategji sjell më shumë vizita dhe klientë të rinj për biznesin tuaj, gjë që është esenciale për çdo biznes.

Si Mund t’ju Ndihmojmë me SEO?

Në Porosit Web, ne ofrojmë shërbime profesionale SEO që ndihmojnë faqen tuaj të internetit të arrijë në majat e motorëve të kërkimit. Na kontaktoni për të mësuar më shumë se si mund të përmirësojmë renditjen e faqes tuaj dhe të tërheqim më shumë klientë.

Shpërndaje

Related posts

June 10, 2024

Si krijohet një webfaqe?


Read more
January 15, 2024

Udhëtimi i KIT CENTER-së: Inovacioni në edukim dhe biznes për një të ardhme më të ndritur


Read more
December 26, 2019

Identifiko faqet fake në Facebook! Si ti raportosh?


Read more

SHËRBIMET

  • Web Dizajn & Zhvillim
  • Web Hosting & Domains
  • Dizajn Grafik
  • Shërbime SEO
  • Marketing

Google Reviews

Keni ndonjë pyetje

Na kontaktoni përmes:
Tel: +383 46 666 200 (Viber & Whatsapp)
Tel 2: +1 (917) 775-7765 (Whatsapp)
E-mail: [email protected]
Adresa: Murat Mehmeti 8, Objekti i Xhamisë së Tophanes, Prishtine, Kosove 10000

 

© 2020. Porosit Web - Webfaqe Profesionale & Dizajn Grafik. Të gjitha të drejtat e rezervuara Fol Drejt Sh.p.k
Albanian
  • Albanian
  • English