Ekzistojnë shumë lloje të hosteve, sa që ndonjëherë jemi në dilemë se çfarë lloj hosti të zgjedhim.
Të zgjedhim Shared Hosting, VPS, apo Dedicated Hosting? Në këtë artikull do ti sqarojmë pak a shumë dallimet në mes tyre, e ndoshta ju do mund të zgjedhni më lehtë në të ardhmen.
Shared Hosting
Shared Hosting në shqip do të thotë “Host i ndarë me të tjerët”, është e ngjashme sikur të jetosh në një banesë. Ta zëmë se jetojmë në një banesë të madhe, secili nga ne kemi dhomën tonë, mirëpo të gjithë banorët e banesës duhet t’i ndajnë koridorin, banjon, tv, etj. Kështu edhe në Shared Hosting ndodh e njëjta gjë, të gjitha burimet që ekzistojn aty si psh: CPU, RAM, Hapsira e DISKUT etj., duhet ndarë me të tjerët.
VPS Hosting (Virtual Private Server Hosting)
VPS Hosting është e ngjashme sikur me pas në pronësi një banesë tënden ku ju personalisht jeni përgjegjës për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e saj. Edhe VPS Hosting dmth është një “ndërtesë e madhe” ku secili përdorues ka një account të vetin dhe sasi të caktuar të hostit ku mund të bëjë çfarë të dojë me të.
Dedicated Hosting
Dedicated Hosting apo Host i dedikuar mund të krahasohet sikur një shtëpi e madhe, në shtëpi ke qasje çdo vend dhomë, koridor, banjo, pishinë, kopsht etj. Edhe Dedicated Hosting është tërësisht nën kontrollin tënd.
SHARED HOSTING apo VPS?
Shumica e Përdoruesëve të Shared Hosting janë të kënaqur me zgjedhjen e tyre aty ata mund të instalojnë aplikacione të ndryshme (si WordPress, Joomla etj), dhe kanë hapsirë të mjaftueshme të emailave. Nëse krahason Shared Hosting me jetesën e përbashkët në një apartament, arsyet pse do të dëshironi të bëni janë këto:
Një familje në rritje: Nëse familja juaj rritet më shumë se sa apartamenti juaj mund ta përballoj, ateher duhet marrë në konsideratë blerjen e një shtëpie apo një apartamenti më të madh. P.sh ndoshta do ju nevojitet një tjetër dhomë e gjumit apo një tjetër banjo për fëmijë etj. Në Shared Hosting, nëse webfaqja juaj popullarizohet asaj do i nevojitet rritje e memories, rritje e CPU, rritje e hapsirës së diskut etj, tërë kjo do i lejoj webfaqes që të përballoj trafikun që e ka.
Ndryshimet: Nëse ju pëlqen ngjyra e kuqe dhe dëshironi që ju ta ngjyrosni murin tuaj me atë ngjyrë, ndoshta nuk do keni leje nga antarët e tjerë të familjes. Por nëse ju e keni banesen tuaj ju do mund ta ngjyrosni dhe dekoroni banesen tuaj si të dëshironi. Nëse ju nevojitet ndonjë program softwerik në Shared Hosting që nuk është në dispozicion, duhet bërë upgrade në VPS Hosting e cila do ua lejojë juve të instaloni çfarëdo programi që dëshironi.
VPS Hosting apo Dedicated Hosting?
Të kesh një banesë tënden është super po n’banesa nëse e thirr shoqërinë me bo një nejë, fqinjët e tu nuk do lejojnë qe ju t’ju bëni zhurmë gjithë natën, nëse një shok i juaj do ketë nevojë që të strehohet tek ju për disa javë ju nuk do jeni në gjendje ta mirëprisni atë pasi që as ju vet nuk keni hapsirë të mjaftueshme. Ka shumë arsye pse të jetosh në një banesë dhe cilat janë benefitet e asaj, mirëpo vjen një kohë ku familja rritet dhe do keni nevojë për hapsira më të mëdha se sa një banesë mund të ofrojë, kështu që ndoshta ka ardhur koha që të blejmë shtëpi, ku aty mund të keni oborr më të madh, ndoshta do mund ta mbani edhe një qen, do keni parking më shumë se vetëm për një makinë etj etj.
VPS Hosting është shumë në rregull, aty mund të hostosh sa të duash webfaqe, pa kufizime përveq CPU dhe memories . Një VPS Server nuk është njëjtë si Dedicated Server, sepse ju jeni ende në një server të madh me përdorues të tjerë (Një ndërtesë të madhe me qindra banesa tjera). Në VPS nëse ju keni mbingarkim trafiku do kenë edhe përdoruesit tjerë, nëse një skript kodimi është krijuar keq dhe të ka prishur webfaqen do jau prishë të gjithë përdoruesve tjerë etj.