parallax background

Web Zhvillim

Zhvillimi dhe programimi


Web Planfikimi dhe Strategjia

Sikur çdo projekt, perkushtimi shpërblehet! Ne nje webfaqe luajne rol 3 pjesë kryesore që janë :
  • Dizajni
  • Zhvillimi
  • Strategjia e përmbajtjes

Stafi i Porosit Web do të punoj me ju për ta zhvilluar planin për web faqet tuaja duke filluar nga synimet se çka dëshironi të arrini me këto faqe, çfarë tregu synoni, cilët janë konsumatorët tuaj, madhësia e kompanisë tuaj etj.

Në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja, ne ju bëjmë pyetje kyçe që cilat na e mundesojnë neve dhe juve të determinojmë se cilat janë nevojat tuaja dhe pritjet tuaja nga web faqja.


Kontaktoni Tani

PorositWeb ka përvojë 6 vjeçare në zhvillimin e web faqeve me efikasitet të lartë. Në faqet të cilat ne i krijojmë, shprehim njohurinë tonë më të mirë të mundshme për të arritur performacë, përdorshmëri dhe siguri maksimale.


Zhvillimi i webfaqes

Gjatë procesit të programimit, ne sigurohemi që faqja e juaj të jetë e përshtatshme me gjithë shfletuesit e internetit (browserët) dhe me të gjitha platformat. Pasi që ne përdorim web kodime standarde në programimin e faqeve, atëherë ju nuk jeni të obliguar të paguani hapësira të shtrenjta gjat instalimit të faqeve në web serverë të internetit. Me këtë, ju që në fillim kurseni, faqet tuaja janë të pastërta nga kodet e panevojshme, faqet hapen shumë më shpejt dhe janë shumë më miqësore për vizitorët e faqeve tuaja.

Gjuhët standarde për web dizajnim të cilat ne i përdorim për faqet tuaja janë:
  • HTML, CSS, JAVASCRIPT
  • PHP, RUBY, REACTJS

Procesi i një krijimit të një Webfaqeje

1. Regjistrimi i Domain Emrit

PorositWeb, sipas kërkesës tuaj do të regjistroj domain emrin tuaj, pronar i të cilit emër do të jeni ju, ndërsa PorositWeb do të jetë e regjistruar zakonisht si kontakt teknik.

2. Hapësira apo Web Hosting

Ne kemi bashkëpunim me një numër të madh të hosting kompanive. PorositWeb do të zgjedh për ju web hapsirën dhe do t’i instaloj faqet tuaja në web server, duke i testuar ato që të sigurohet se gjithçka shkon në rregull. Gjatë kësaj faze, ne do t’i bëjmë korigjimet dhe ndryshimet për t’u siguruar se i gjithë operacioni ecën mirë që nga momenti i lansimit të faqeve.

3.Web Dizajni dhe zhvillimi i webit

Pasi të lansohen faqet tuaja, PorositWeb do të jetë pranë jush për t’iu përgjigjur pyetjeve teknike nga ju në rast se do të ketë nevojë. Do të keni nevojë për ta konfiguruar e-mailin tuaj? Apo ndoshta ju del vështirësi për tu kyçur në llogarinë tuaj? PorositWeb do të jetë larg jush sa një thirrje telefonike, apo sa një dërgim e-maili nga ju.

Mirëmbajtja e Webfaqes

Pasi që faqet tuaja të lansohen, është e domosdoshme të mirëmbahen ato. Ne poashtu orfrojmë mirëmbajtje për ato faqe për ju. Ne mund të gjejmë zgjidhje të mirëmbajtjes të faqeve që përshtatet gati për çdo buxhet. Nëse ju vendosni për t’i mirëmbajtur vet faqet tuaja, ne mund të ju ofrojmë trajnim juve apo stafit tuaj.

Shërbimi i mirëmbajtjes ka të bëjë me:
  • Menagjimi i përmbajtjes
  • Freskimi i web faqeve, Ndryshimet dhe shtimet
  • Verifikimi i lidhjeve të “vdekura”
  • Gjurmimi i përmbajtjes të skaduar
  • Arkivimi i faqeve

Statistikat e webfaqes

Ne mund t’i përcjellim dhe t’ju ofrojmë statistika detajore, që në vete përfshijnë analizat për gjithçka lidhur me faqet, duke filluar nga ajo, se sa vizita kanë faqet tuaja e deri te ajo prej nga (shteti) janë vizitorët, cilat faqe më shumë vizitohen, etj. Raportet përfshijnë:

  • Analizat e trafikut të sajtit
  • Pozicionimin në makinat e kërkimit
  • Popullariteti i linqeve

Jeni të interesuar në Shërbimet tona?

Plotësoni formularin më poshtë që të na kontaktoni neve. Ne mezi presim të mësojmë më shumë për ju, kompaninë tuaj dhe
si mund t'ju ndihmojmë që të arrini qëllimet tuaja

 
 

Na kontaktoni tani përmes e-mailit [email protected] ose numri te telefonit +383 46 666 200 për të marrë ofertat më të fundit rreth dizajnimit të një uebfaqeje