Dallimi mes web programerit, web dizajnerit dhe web zhvilluesit.
- A duket webfaqja juaj e mahnitshme dhe e dizajnuar në një mënyrë perfekte mirëpo nuk funksionon ashtu si do duhej të funksiononte?
- Duket webfaqja juaj si një webfaqe e ndërtuar në vitet e 90ta mirëpo funksionet që i ka janë ashtu si ju keni dëshiruar?
- Apo webfaqja juaj duket bukur dhe ka funksionet që ju keni kërkuar?
Nëse ju keni përgjigjur ‘PO’ pyetjes së tretë mund të mos e lexoni këtë artikull. Nëse ju u përgjigj֝ët ‘PO’ poashtu edhe pyetjeve 1 dhe 2, ndoshta do duhej që të vazhdoni të lexoni artikullin në vijim.
- Shumë nga ju kanë webfaqe të cilat ose nuk funksionojnë si duhet, ose nuk duken të bukura për tu parë.
- Shumë nga webfaqet që ekzistojnë, për arsye të ndryshme ose vetëm janë të dizajnuara mirë, ose të programuara mirë.
- Kjo ndodhë sepse një dizajner profesional, e instalon DreamViewer dhe e marrin përsipër të gjithë punën për krijimin e webfaqes.
- Po ashtu ndodhë edhe me programera, ata instalojn Photoshopin dhe deklarojnë se webfaqja kryhet nga ata.
- Më poshtë do ju spjegojë rolet e Web Dizajnerit, Web Programerit si dhe Web Developerit
Web Dizajneri – Web Designer
Web Dizajneri krijon planin/dizajnin e webfaqes, nuk i interesojnë standardet që duhet t’i përmbajë një web përderisa dizajni i tij duket bukur. Web Dizajnerat janë të familjarizuar me produktet e Adobit si photoshop, illustrator etj., ndoshta ka njohuri bazë të gjuhëve programuese si HTML dhe CSS. Ndoshta posedojnë edhe ndonjë kopje instalimi të DreamViewer që vetëm mund ti fusë ata në telashe.
Web Programer
Programerët janë ekspert të gjuhëve të ndryshme si PHP, JAVA, C++, MySQL, ASP.NET etj.
Programerët mund ta kenë instaluar ndoshta edhe photoshopin mirëpo nuk kanë sy për dizajn.
Krijojnë struktura/plane të webfaqeve mirëpo nuk duan t’ia dijnë për standardet e webit.
Web Developer
Web developeri është përzierja e web dizajnerit dhe web programerit në një person. Ata kërkojnë standarde, kod dhe dizajn të pastër, dhe trendet e fundit në web zhvillim.
Pra, kur jeni duke keni vendosur të krijoni webfaqe, më mire do ishte të punësosh vetëm një Web Developer se sa një Web Dizajner dhe Web Programer dhe ju siguroj që webfaqja juaj do duket edhe bukur edhe do ketë funksionet që ju keni kërkuar.
Si përfundim, kërkoni Web Developera dhe anashkaloni dizajnerat apo programerat vetëm nëse këta të dy janë shokë ose familjarë në mes vete, ashtu besoj se edhe ata do kryenin punë të mrekullueshme.
Dëshiron prova për këto që thashë, vetëm klikoni në google në cilin do web dhe do shikoni se ka mijëra webfaqe të cilat ose nuk posedojnë dizajn cilësor ose nuk kanë kurrëfar funksioni.