• Na Kontaktoni
  • +383 46 666 200
  • +1 ‪(917) 775-7765
  • [email protected]
porositweb-logo (1)porositweb-logo (1)porositweb-logo (1)porositweb-logo (1)
  • FILLIMI
  • SHËRBIMET
    • WEB DIZAJN
    • WEB ZHVILLIM
    • WEB HOSTING & DOMAIN
    • DIZAJN GRAFIK
    • MARKETING
    • SHËRBIME SEO
  • PROJEKTET
  • BLOG
  • RRETH NESH
  • KONTAKTI
Albanian
  • English
✕

Çka është SEO?

Published by Artimis Krasniqi
CKA ESHTE SEO

Çka është SEO? – SEO qëndron për fjalët Search Engine Optimization që në gjuhën shqipe do të thotë Optimizim për Makinat e Kërkimit. Makinat e kërkimit janë Google, Bing, Yahoo etj. Këto makina i përdorim në jetën e përditshme për të gjetur informacionin e nevojshëm në internet. Shumica nga ne si faqe fillestare (homepage) të tyre kanë Google, ndërsa 99.9% nga ne e përdorim rregullisht atë. Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se si funksionon Google, si i gjen ato uebfaqe dhe na ndihmon neve të gjejmë përgjigjen që po kërkojmë?

Makinat e kërkimit funksionojnë në këtë mënyrë: ato kane spider-s që lëshojnë dhe crawl-ojn gjithë përmbajtjen në web duke e indeksuar. Pastaj ato përdorin algoritma për të vendosur se cilat uebfaqe kanë përmbajtje cilësore dhe me vlerë për përdoruesit dhe cilat jo. Të gjitha makinat e kërkimit kanë një algoritëm sekret, që përbëhet nga shumë faktor (ai i Google 200+) që merren parasysh para se të renditë uebfaqet për termin që po kërkoni. Ai algoritëm është i menduar në atë mënyrë që tek përdoruesi që po kërkon diqka të sjell një rezultat sa më relevant. Këta algoritma ndryshohen vazhdimisht duke synuar përfeksionimin.

Por çfarë hynë SEO në këtë mes?

Siq thash edhe me herët SEO qëndron për Search Engine Optimization që dmth një SEO-er ka për detyrë që ta optimizoj një faqe të caktuar që ajo të renditet sa më lartë në rezultatet e kërkimit. Një SEO-er ka kohë që merret dhe studion algoritmin e Google (spo themi më makinave të kërkimit, sepse Google është dominant absolut në këtë fushë dhe me makinë të kërkimit gjithmonë nënkuptojmë Google) dhe ka arritur të kuptoj se cilët janë faktorët që ndikojnë një faqe të rënditet më lartë, sepse gjithmonë synimi i të gjithëve është vendi i parë për termat relevantë me faqen tuaj.

Të themi kështu: algoritmin e Google po e marrim si një recetë ndërsa faktorët që merren parasysh gjatë rankimit të një faqeje po i marrim si përbërësit e asaj recete. Kjo recetë sjell suksesin që në rastin tonë është rankimi në vendin e parë për termat relevant të faqes sonë.

Tashti një SEO-er ka për detyrë që të njoh sa më shumë përbërës të asaj recete, dhe ti përziej në formën e duhur që të arrij suksesin. Në rast se përbërësit janë të duhurit, Google do ta shpërblej faqen duke e renditur në vendin e parë.

Çfarë mund të bëj SEO për faqen time?

SEO është një formë e marketingun online që sjell vizitor falas (pa shpenzime) tek faqja e juaj. Shumica e bizneseve sot kanë uebfaqe. Por çfarë nevojitet një uebfaqe nëse nuk po e viziton askush. Normal pos SEO-s ju keni edhe metoda tjera për ta bërë faqen tuaj të vizituar si p.sh reklamimi në faqe tjera etj., por problemi është se shumica prej tyre janë me pagesë dhe janë strategji afatshkurtra, sepse ju duhet të qëndroni gjithmonë duke paguar reklama për faqen tuaj përndryshe në castin që ndaloni do të ndalojnë dhe vizitat (ose të paktën të zvogëlohen në mënyrë drastike).

Shpërndaje

Related posts

December 26, 2019

Identifiko faqet fake në Facebook! Si ti raportosh?


Read more
December 16, 2019

Çfarë është një faqe eCommerce


Read more
Dizajn Responziv
September 21, 2019

Pse dizajni i webfaqes duhet të jetë responziv?


Read more

SHËRBIMET

  • Web Dizajn & Zhvillim
  • Web Hosting & Domains
  • Dizajn Grafik
  • Shërbime SEO
  • Marketing

Google Reviews

POROSITWEB.COM
POROSITWEB.COM
5.0
Based on 28 reviews
powered by Google
review us on
Daisy Anderson
Daisy Anderson

16:10 29 Oct 21
The best in town for creating websites, highly recommended!
Elly Walker
Elly Walker

15:10 29 Oct 21
I really appreciate this company! They helped me a lot creating my website! Great prices, too!
Edna Miller
Edna Miller

18:30 09 Jun 21
They created an E-Commerce website for me and I am very very pleased with how it came up. I highly recommend them.
getoar duli
getoar duli

20:23 02 Feb 20
Great services at low costs!
Homex Cleaning
Homex Cleaning

18:28 01 Feb 20
They created my business page on google and believe me, it helped a lot. Thanks POROSITWEB
besmir shtrezi
besmir shtrezi

18:27 01 Feb 20
Arti is my favorite tech from this company. He knows all the answers to all my questions and helps me in any way he can. Thanks ARTI.
Sam Loompa
Sam Loompa

18:26 01 Feb 20
I would recommend this company to everyone for a great website and marketing techniques to get your business up and running.
shtrezi co
shtrezi co

18:25 01 Feb 20
I used their services and they have done wonders!! My website is receiving lots of traffic and i am very pleased with POROSITWEB.
Sumeje Duka
Sumeje Duka

18:23 01 Feb 20
Best website builders. Fast and easy service.

Next Reviews

js_loader

Keni ndonjë pyetje

Na kontaktoni përmes:
Tel: +383 46 666 200 (Viber & Whatsapp)
Tel 2: +1 (917) 775-7765 (Whatsapp)
E-mail: [email protected]
Adresa: Murat Mehmeti 8, Objekti i Xhamisë së Tophanes, Prishtine, Kosove 10000

 

© 2020. Porosit Web - Webfaqe Profesionale & Dizajn Grafik. Të gjitha të drejtat e rezervuara Fol Drejt Sh.p.k
Albanian
  • Albanian
  • English